Ukraina thotë se ka nisur prodhimin e raketave me rreze mbi 640 km

20 March 2024, 18:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ukraina thotë se ka nisur prodhimin e raketave me rreze mbi 640 km
Sistem raketor NASAMS

Ukraina thotë se ka nisur zhvillimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore me raketa me precizion të lartë, të ngjashme me sistemin e avancuar të raketave anti-ajrore amerikane dhe norvegjeze NASAMS, sipas The Ëashington Post.

Agjencia e lajmeve thotë se pavarësisht aftësive prodhuese të Ukrainës dhe burimeve specifike të lëndëve të para, ka qenë mjaft sfidues nisja e shpejtë e prodhimit të armëve. Kjo sepse, pas rënies së Bashkimit Sovjetik, industria e mbrojtjes në Ukrainë praktikisht u shemb.

“Fatkeqësisht, mund të them se pa ndihmën e partnerëve tanë perëndimorë, miqve tanë, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara, ne nuk do të jemi në gjendje të plotësojmë tërësisht nevojat e forcave të armatosura të Ukrainës”, tha Maxym Polyvianyi, nëndrejtor i kompanisë “Blindi Ukrainas”.

Ministri i Ukrainës për Industritë Strategjike, Oleksandr Kamyshin, deklaroi gjithashtu se Ukraina ka lëshuar një raketë të prodhuar në vend me një rreze fluturimi mbi 640 kilometra. Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje për këto raketa.

Sipas zyrtarëve, Ukraina po zhvillon gjithashtu sisteme të mbrojtjes ajrore me raketa precize të ngjashme me sistemet e avancuara amerikane dhe norvegjeze NASAMS.


Video