
Në një postim në rrjetin “Truth Social”, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se është arritur një armëpushim 12-orësh midis Izraelit dhe Iranit. Armëpushimi, thotë ai, do të fillojë brenda 6 orësh.
“URIME TË GJITHËVE! Është rënë dakord plotësisht midis Izraelit dhe Iranit që do të ketë një ARMPUSHIM TË PLOTE dhe TOTAL (përafërsisht brenda 6 orësh nga tani, kur Izraeli dhe Irani të jenë tërhequr dhe të kenë përfunduar misionet e tyre përfundimtare në zhvillim e sipër!), për 12 orë, në të cilën pikë Lufta do të konsiderohet e MBARUAR!
Zyrtarisht, Irani do të fillojë ARMPUSHIMET dhe, në orën 12, Izraeli do të fillojë ARMPUSHIMET dhe, në orën 24, një FUND Zyrtar i LUFTËS 12-DITORE do të përshëndetet nga Bota.
Gjatë çdo ARMPUSHIMI, pala tjetër do të mbetet PAQËSORE dhe RESPEKTUESE. Me supozimin se gjithçka funksionon siç duhet, dhe se do të funksionojë, do të doja t’i përgëzoja të dy vendet, Izraelin dhe Iranin, që patën Qëndrueshmërinë, Guximin dhe Inteligjencën për t’i dhënë fund asaj që duhet të quhet “LUFTA 12-DITORE”.
Kjo është një luftë që mund të kishte vazhduar me vite dhe të kishte shkatërruar të gjithë Lindjen e Mesme, por nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë kurrë! Zoti e bekoftë Izraelin, Zoti e bekoftë Iranin, Zoti e bekoftë Lindjen e Mesme, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zoti e BEKOFTË BOTËN!” – shkroi Trump.
Ende nuk ka reagime nga Izraeli dhe Irani.