Trump flet për mbi një orë në telefon me Putin: Tha se do t'i përgjigjet sulmeve ndaj aeroporteve ruse

4 Qershor 2025, 18:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donald Trump / Vladimir Putin

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ka zhvilluar një telefonatë me presidenti rus Vladimir Putin që zgjati një orë e 15 minuta.

Trump thotë se diskutuan për sulmin e Ukrainës ndaj bazave të shumta ajrore thellë brenda Rusisë gjatë fundjavës dhe zbuloi se Putin tha se do të duhet t'i përgjigjet sulmit.

Trump iu referua telefonatës si një "bisedë e mirë", por pretendoi se nuk ishte një zhvillim që do të çonte në paqe të menjëhershme.

Është hera e parë që presidenti amerikan ka folur me homologun e tij rus në pak më shumë se dy javë, që nga telefonata e tyre të fundit që u zhvillua më 19 maj. Ajo bisedë zgjati dy orë dhe Trump e përshkroi atë në atë kohë si "të shkëlqyer".

Mesazhi i Trump pas bisedës telefonike me Putin:

Sapo mbarova së foluri në telefon me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Telefonata zgjati afërsisht një orë e 15 minuta. Diskutuam sulmin ndaj aeroplanëve të Rusisë nga Ukraina, si dhe sulme të tjera të ndryshme që kanë ndodhur nga të dyja palët. Ishte një bisedë e mirë, por jo një bisedë që do të çojë në paqe të menjëhershme. Presidenti Putin tha, dhe shumë fuqishëm, se do të duhet t'i përgjigjet sulmit të fundit ndaj aeroporteve.

Diskutuam gjithashtu për Iranin dhe faktin se koha po mbaron për vendimin e Iranit në lidhje me armët bërthamore, i cili duhet të merret shpejt! I thashë Presidentit Putin se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore dhe, për këtë, besoj se ishim dakord. Presidenti Putin sugjeroi që ai do të marrë pjesë në diskutimet me Iranin dhe se ndoshta mund të jetë i dobishëm në arritjen e një përfundimi të shpejtë. Mendimi im është se Irani ka qenë i ngadaltë në vendimmarrjen e tij për këtë çështje shumë të rëndësishme dhe do të na duhet një përgjigje përfundimtare në një periudhë shumë të shkurtër kohore!


Video