Tronditëse / Pensionisti vret dy protestues të klimës që kishin bllokuar rrugën (Video)

9 November 2023, 16:33Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tronditëse / Pensionisti vret dy protestues të klimës që
Autori i krimit të dyfishtë

Dy protestues të ndryshimeve klimatike janë qëlluar për vdekje nga një pensionist 77-vjeçar.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Panama, ku pensionisti amerikan, ish-avokati, Kenneth Darlington ka qëlluar me pistoletë protestuesit.

Pamjet tronditëse janë filmuar me kamera dhe postuar në rrjetet sociale. Në to dallohen protestuesit që kishin bllokuar rrugën, ndërsa pensionisti amerikan zbret nga makina dhe u afrohet me pistoletë në dorë.

Tronditëse / Pensionisti vret dy protestues të klimës që

Pas pak minutash konfrontim, ku besohet se u ka kërkuar të hapin rrugën, qetësisht ai ka ngritur dorën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, siç raportojnë mediat lokale, duke vrarë dy.

77-vjeçari, amerikan i lindur në Panama, është arresuar vetëm pak minuta pas ngjarjes.

Tronditëse / Pensionisti vret dy protestues të klimës që



Video