Tragjike/ I riu filmon vdekjen e tij, momenti kur i këputet zinxhiri në teleferik (VIDEO)

31 October 2022, 21:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjike/ I riu filmon vdekjen e tij, momenti kur i këputet zinxhiri
Sergio Lima

Aventura e një 39 vjeçari në Brazil përfundoi tragjikisht, pasi ai humbi jetën kur zinxhiri u këput dhe ai ra poshtë.

Ngjarja ka ndodhur në një plazh në Brazilin verilindor të Ceara, ndërsa avokati i viktimës ka akuzuar operatorin privat për neglizhencë dhe mungesë të sigurisë.

Sergio Lima po filmonte veten duke rrëshqitur nëpër kabllon zip-line në plazhin Canoa Quebra në komunën e Aracati më 10 tetor, kur një nga kabllot u këput dhe e rrëzoi atë disa metra poshtë.

Pamjet rrëqethëse tregojnë djalin e buzëqeshur duke filmuar me kamera kur ai papritmas bie në dunat e rërës 15 sekonda pas udhëtimit.


Video