Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një rrëshqitje dheu në qytetin Pekalongan të Javas Qendrore të Indonezisë ka vrarë 16 persona dhe ka plagosur 10 të tjerë, thanë sot një zyrtar i menaxhimit të fatkeqësive dhe policia.
Rrëshqitja e dheut u shkaktua nga shirat e dendur në zonë, tha Bergas Katurasi për rrjetin e lajmeve Kompas TV.
Siç raportohet nga mediat e huaja kërkimi për personat e zhdukur po pengohet nga shiu.
“Hetimi vazhdon sepse nuk kemi shumë kohë. Jemi në një garë me kohën”, shtoi ai.