Trageti i djegur në Korfuz, 2 pasagjerë të bllokuar mes flakëve, 10 raportohen të zhdukur

18 February 2022, 10:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Trageti i djegur në Korfuz, 2 pasagjerë të bllokuar mes

10 persona raportohen si të zhdukur dhe dy të tjerë po luftojnë me flakët brenda tragetit ‘Euroferry Olympia’ që u përfshi nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Duket se deri në këto momente dy personat e bllokuar janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, pasi kanë arritur të komunikojnë me forcat e shpëtimit.

“Është herët për të bërë një deklaratë. Ne përpiqemi të kryqëzojmë informacionin dhe të krahasojmë sa janë deklaruar në listën e pasagjerëve me ata që u shpëtuan. Është shpëtuar edhe skafi italian, presim numërimin dhe identifikimin në portin e Korfuzit”.- tha një nga rojet.

Njëri prej pasagjerëve tha për mediat greke që ekuipazhi reagoi në kohë për evakuimin e tyre dhe se nëse gjithçka nuk do të ishte bërë në mënyrë do organizuar ata tashmë do të ishin përfshirë nga flakët.

“Nëse ekuipazhi nuk do të kishte reaguar menjëherë, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur, ndoshta zjarri do na kishte kapluar. Flakët u shfaqen në pjesën sipërfaqësore të anijes kur ne ishim larguar prej saj. Atëherë dëgjuam dhe shpërthimet. Ekuipazhi ishte i organizuar dhe i trajnuar, këtë e kuptova”, tha për mediat greke një pasagjer.

“Ajo që përjetuam ishte një makth”, tha një tjetër.

 


Video