Dështon për herë të dytë tenderi 4 milionë euro i SPAK-ut për nd...
11 Nëntor, 12:53Fokus
Moti i keq ka ‘mbërthyer’ SHBA-në. Raportohet se 6 persona humbën jetën pasi tornadot dhe stuhitë e forta shpërthyen disa pjesë të Tenesit të shtunën.
Ndërtesat u shndërruan në rrënoja dhe komunitetet u zhytën në errësirë ??kur moti ekstrem goditi pjesë të shtetit jugor të SHBA, raporton BBC.
Ndërkohë, tre nga vdekjet u raportuan në një periferi veriore të Nashville, kryeqyteti i shtetit. Sakaq, raportohet se dy të rritur dhe një fëmijë humbën jetën qytetin e Clarksville, rreth 50 milje (80.4 km) në veri-perëndim.
Joe Pitts, kryetari i bashkisë së qytetit, ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme, duke përfshirë një shtetrrethim në orën 21:00, i cili do të vazhdojë të dielën.