Një zbulim i madh i depozitave të një elementi të shtrenjtë mund të ndryshojë rrënjësisht ekonominë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Cilësohet si "ari i bardhë" dhe bëhet fjalë për depozita gjigante të litiumit, një element tepër i lakmuar gjatë viteve të fundit për shkak të rritjes së prodhimit të baterive të rikarikueshme.
Dihej tashmë se kishte një rezervuar litiumi nën Detin Salton, megjithatë, studimi i një grupi shkencëtarësh u nissi një përpjekje për të kuptuar se sa "ar i bardhë" ndodhej në nëntokë.
Përmes shpimit poshtë liqenit, ekipi i shkencëtarëve ka konfirmuar se ka një sasi marramendëse prej katër milionë tonësh litium. Dhe ata besojnë se kjo mund të rritet deri në 18 milionë tonë.
Gazetari i klimës i LA Times, Sammy Roth tha për KJZZ Radio, se "ata zbuluan se ka potencialisht mjaft litium për të furnizuar bateritë për 382 milionë automjete elektrike, që është më shumë, më shumë automjete sesa ka aktualisht në rrugë në Shtetet e Bashkuara".
Profesori i gjeokimisë në Universitetin e Kalifornisë, Riverside, Michael MKibben, zbuloi gjithashtu se "kjo është një nga depozitat më të mëdha të kripës së litiumit në botë. Kjo mund t'i bëjë Shtetet e Bashkuara plotësisht të vetë-mjaftueshme në litium dhe të ndalojnë importimin e tij përmes Kinës."
Nga litiumi krijohen bateritë jo vetëm për makinat elektrike, por edhe ato për celularë dhe laptop.