Thellohet tragjedia në Kosovë / Humbi dy prindërit në aksident, ndërron jetë edhe djali 19-vjeçar

21 August 2025, 21:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Thellohet tragjedia në Kosovë / Humbi dy prindërit në

Ka ndërruar jetë Fatlum Gashi, 19-vjeçari nga Llapushniku i Drenasit, i cili ishte lënduar rëndë në aksidentin tragjik që ndodhi më 18 gusht në rrugën Prishtinë–Pejë.

Plagët e marra në aksident rezultuan fatale për të riun, i cili nuk arriti t’u mbijetojë përkundër përpjekjeve të mjekëve në QKUK.

Nga i njëjti aksident, humbën jetën edhe prindërit e tij, Shemsi dhe Ajshe Gashi, duke e kthyer ngjarjen në një tragjedi të rëndë për familjen.


Video