Netanyahu: Nëse Hamasi dorëzon armët dhe liron pengjet, lufta përfundon

21 August 2025, 20:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Netanyahu: Nëse Hamasi dorëzon armët dhe liron pengjet, lufta

“Lufta mund të përfundojë sot nëse Hamasi dorëzon armët dhe liron 50 pengjet e mbetura”, kështu ka deklaruar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Ai ka nënvizuar se eliminimi i bastionit të fundit të Hamasit është thelbësor për një paqe të qëndrueshme si për izraelitët edhe për palestinezët.

Në një intervistë të dhënë për mediat ndërkombëtare, ai ka ritheksuar se operacioni për të eliminuar ‘terroristët’ do të vazhdojë edhe nëse Hamasi dakordohet për lirimin e pengjeve. Kjo sipas tij është për shkak se synon që të sigurojë vendin e tij.


Video