Terror në Padova, karabinierët vrasin shqiptarin që kishte shkuar të takonte ish-gruan (EMRI)

14 July 2023, 20:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Terror në Padova, karabinierët vrasin shqiptarin që kishte shkuar
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shqiptar është ekzekutuar nga policia në Padova të Italisë, pasditen e sotme.

Mediet italiane raportojnë se shqiptari i identifikuar si Haxhi Çollaku 55-vjeç u qëllua me armë zjarri për vdekje nga një prej karabinierëve.

Shqiptari ishte denoncuar për përndjekje dhe kërcënimin e ish-bashkëshortes, por ai i ishte afruar shtëpisë së saj për ta takuar. Kjo e fundit është frikësuar dhe ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila ka mbërritur pas disa minutash.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 55-vjeçari ka tentuar fillimisht t’i largohet patrullës, por ka përplasur një karabinier. Më pas ka dalë nga makina me thikë në dorë, por në këtë moment është qëlluar nga karabinieri tjetër me 4 plumba dhe ka ndërruar jetë.


Video