Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Pandeli Majko ka deklaruar se ushtria e Vladimir Putinit po behet gati për të sulmuar qytetin e Odesës në Ukrainë. Sipas tij nga ky sulm i pritshëm i forcave ruse mund të shkatërrohet një pjesë e historisë që ka të bëj edhe me shqiptarët.
Majko shkruan se, “është Ukraina që flet shqip”, ndërkohë që shton se “Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave”.
“Ushtria Ruse po përgatitet të sulmojë qytetin e Odesës! Kërkoni në Google… fjalët “Arnaut, Odesa” dhe do ta kuptoni se po sulmohet për tu shkatërruar edhe një pjesë e historisë së shqiptarëve. …Eshtë Ukraina që flet shqip. Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave”, shkruan ai.