2 mijë civilë ukrainas të vrarë deri më tani

2 March 2022, 14:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

2 mijë civilë ukrainas të vrarë deri më tani

Shërbimi Shtetëror i Emergjencës në Ukrainë ka njoftuar se të paktën 2.000 civilë ukrainas janë vrarë deri më tani nga pushtimi rus.

“Më shumë se 2,000 ukrainas vdiqën, pa llogaritur mbrojtësit tanë. Fëmijët, gratë dhe forcat tona mbrojtëse po humbasin jetën e tyre çdo orë,” tha shërbimi në një deklaratë.

Sipas shërbimit, disa infrastruktura transporti, shtëpi, spitale dhe kopshte janë shkatërruar nga forcat ruse gjatë shtatë ditëve të fundit.



Video