Shokuese: Disa marokenë shkuan në zonat e prekura nga tërmeti dhe ngacmuan vajzat e mitura

15 Shtator 2023, 19:11Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tërmeti shkatërrimtar në Marok

Vajza të mitura janë ngacmuar nga disa marokenë, të cilët kanë shfrytëzuar situatën kaotike të shkaktuar nga tërmeti vdekjeprurrës.

Komiteti Kombëtar për Koordinimin e Masave për Luftimin dhe Parandalimin e Trafikimit të Njerëzve tha se duke monitoruar rrjetet sociale, postimet, fotografitë dhe mesazhet zbuloi se u gjetën përmbajtje ofensive ndaj të miturave që humbën prindërit e tyre nga tërmeti.

Aktivistët në rrjetet sociale gjithashtu denoncuan sjelljen e grupeve të cilët shkuan në fshatrat e prekura për të ofruar ndihmë, por shfrytëzuan rastin për të ngacmuar vajzat e mitura të zonës dhe gjithashtu u propozuan atyre martesën me qëllim “për të fituar favorin e Zotit”.

Siç raportojnë disa media të huaja, janë regjistruar raste kur shtëpitë e fëmijës kanë dhënë ilegalisht fëmijë për adoptim.

Organizatat e shoqërisë civile u vunë menjëherë në lëvizje, duke bërë thirrje për koordinim me autoritetet dhe duke shqyrtuar rastet e fëmijëve jetimë në mënyrë që ata të mbrohen nga rreziqet ndaj të cilave mund të ekspozohen, si rrëmbimi, ngacmimi seksual dhe përdhunimi.

Nga ana e tyre, autoritetet marokene dorëzuan rastet e monitoruara pranë autoriteteve gjyqësore përkatëse dhe gjithashtu vunë në dispozicion të tyre një numër pa pagesë për të raportuar kriminelët dhe viktimat e mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore.

Video