Shihni si shembet një nga tribunat e garës me dema, 2 të vdekur dhe 60 të plagosur (Video)

27 June 2022, 07:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shihni si shembet një nga tribunat e garës me dema, 2 të vdekur

Pamje që flasin vetë nga Kolumbia. Dje, gjatë një eventi sportiv me dema në Espinal, Tolima, një nga tribunat e skenës u shemb, duke shkaktuar një fatkeqësi.

Të paktën dy persona mbetën të vdekur dhe 60 të plagosur, sipas një raporti të dorëzuar nga Major Luis Fernando Vélez, drejtor sektorial i Mbrojtjes Civile në Tolima.

Si nga një film horror kanë dalë në dritë disa video për këtë ngjarje të tmerrshme në tribunën e demave “Gilberto Charry”.

Të pranishmit arritën të regjistrojnë momentet në të cilat shembet struktura trekatëshe. Siç pritej, situata u kthye në kaos dhe dëshpërim përballë kësaj tragjedie të tmerrshme që njollos kremtimin e festimeve tradicionale.

Pas asaj që ndodhi, qeveria e Tolimës, me urdhër të Presidentit Ricardo Orozco, tashmë ka thirrur në mbledhje të jashtëzakonshme departamentin për menaxhimin e fatkeqësive.


Video