Serbia po planifikon të hyjë në Kosovë me 1000 trupa ushtarakë

9 December 2022, 08:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Serbia po planifikon të hyjë në Kosovë me 1000 trupa
Petar Petkoviç

Tensionet mes dy venedeve Kosovë dhe Serbi po shtohen pas inicidenteve të njëpasnjëshme që janë shënuar gjatë këtyre ditëve në zyrat e KZZ-së në Mitrovicën e Veriut e cila është sulmuar me granata. Serbia ka kërcënuar se do të hyjë në Kosvë me 1000 trupa ushtarakë në Kosovë.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç tha se Serbia do e shqyrtojë dërgimin e këtyre forcave të sigurisë në Kosovë, duke shtuar kështu tensionet. Sipas tij, kjo ndërhyrje do të merret në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Ky reagim vjen pasi Kosova dy ditë më parë ka shtuar praninë e forcave të saj në veri të Mitrovicës që është e banuar me shumicë serbe. Petkoviç tha se 300 deri në 350 policë të Kosovës, përfshirë pjesëtarë të forcave speciale ROSU “kanë okupuar dhe bllokuar” Mitrovicën e Veriut.

“Siç kemi paralajmëruar, Kurti ka vazhduar me aksione ilegale dhe të dhunshme që synojnë okupimin e veriut të Kosovës. Pas konfiskimit të verës duke sulmuar familjen Petroviq dhe pas keqtrajtimit të fëmijëve në Leposaviç, rreth 300 deri në 500 policë, të armatosur rëndë dhe anëtarë të ROSU me pajisje ushtarake, kanë pushtuar veriun e Kosovës”, ka thënë Petkoviç në këtë konferencë.

Ndër të tjera, Petkoviç deklaroi ditën e djeshme se policët kosovarë kanë bllokuar të gjithë veriun e Kosovës, ndonëse nuk është raportuar për ndonjë incident deri tani dhe qytetarët kanë qenë të lirë të filmojnë dhe të përcjellin lëvizjet e policëve. 

“Po e përsëris, veçanërisht për ata në Perëndim, që policia shqiptare nga jugu ka pushtuar veriun e Kosovës”, ka thënë ai në këtë konferencë.

Sipas Petkoviç, policët kosovarë nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në territorin e Kosovës.


Video