Tensione në veri të Kosovës, persona të armatosur plagosin një polic

9 December 2022, 07:48Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tensione në veri të Kosovës, persona të armatosur plagosin
Foto nga vendi i ngjarjes

Pak pas shtimit të forcave në veri të Kosovës, një grup personash të maskuar dhe të armatosur kanë sulmuar patrullën e efektivëve.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur një polic, i cili mori dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Po ashtu, u dëmtua edhe një mjeti i efektivëve, ku mori dëme të konsiderueshme materiale.

Ngjarja ndodhi gjatë natës në Mitrovicë, përkatësisht në Lagjen e Boshnjakëve, e cila së fundmi ka rënë pre e disa shpërthimeve me bomba të një pas njëshme.


Video