Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka telefonuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas tensioneve në veri të Kosovës pas vendimit për vendosjen e reciprocitetit.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Stoltenberg përmes një postimi në Twittet ku shprehet se palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë.
A shton më tej se NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti.
"Fola me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç për tensionet në veri të Kosovës. Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë.
KFOR qëndron i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, bazuar në mandatin e OKB-së."- shkruan Stoltenberg.
Spoke to #Serbia’s President @avucic about tensions in northern #Kosovo. All sides must engage constructively in the EU-mediated dialogue, and solve differences through diplomacy. @NATO_KFOR stands ready to intervene if stability is jeopardised, based on its @UN mandate.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) August 3, 2022