Kina rrethon Tajvanin, a do shpërthejë një tjetër luftë?

2 August 2022, 22:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kina rrethon Tajvanin, a do shpërthejë një tjetër
Ushtria kineze

Një konflikt i madh është pranë nisjes në Azi ku ushtria kineze ka në plan që të rrethojë Tajvanin duke njoftuar për një stërvitje të madhe ushtarake përreth ishullit.

Gjithçka ndodh teksa zyrtarja e lartë amerikane Nancy Pelosi është duke kryer një vizitë zyrtare në Tajvan, gjë që ka zemëruar Pekinin, që e konsideron ishullin pjesë të territorit të Kinës.

Mediat kineze raportojnë se ushtria e vendit do të organizojë stërvitje ushtarake në të paktën pesë zona detare ku do të përdoren arme të vërteta. Gjatë stërvitjes do të përdoren raketa, gjuajtje me top nga anijet ushtarake si edhe manovra të ngjashme.

Kina rrethon Tajvanin, a do shpërthejë një tjetër
Zonat e njoftuara ku do te zhvillohet stervitja

Sipas “The Global Times”, një media e kontrolluare nga Pekini, vizita e Pelosit në Tajvan nuk do të çojë ishullin drejt në pavarësie më të madhe, por “po përshpejton procesin e ribashkimit” duke njoftuar kështu një kërcënim të drejtpërdrejtë të autoriteteve kineze ndaj ishullit.

Ndërkohë, Tajvani ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe po stërvit qytetarët se si të reagojnë në rast të një pushtimi të mundshëm nga Kina.


Video