Lufta në Ukrainë/ Anija e parë me grurë arrin në Stamboll

3 August 2022, 08:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lufta në Ukrainë/ Anija e parë me grurë arrin në
Anija me grurë

Anija e ngarkuar me drithëra që u nis nga Odessa mëngjesin e 1 gushtit, mbërriti në Stamboll dhe është ankoruar në hyrje të Bosforit në Detin e Zi. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Ankarasë.

Kjo është anija e parë që eksporton grurë ukrainas që nga fillimi i konfliktit me Rusinë. 

Pas një inspektimi të përbashkët nga delegatët nga Turqia, Ukraina, Rusia dhe OKB-ja, destinacioni përfundimtar i anijes është Libani.


Video