Autoritetet amerikane kanë arrestuar një burrë që posedonte një pushkë automatike të mbushur AK-47, i dyshuar se donte të vriste Masih Alinejad, një gazetare iranio-amerikane e Zërit të Amerikës dhe një zë i njohur kritik i qeverisë së Teheranit. Gazetarja, e cila në të kaluarën kishte qenë tashmë viktimë e një tentativë rrëmbimi, ka shpërndarë në të kaluarën video të grave që rebelohen publikisht kundër detyrimit për të veshur mbulesë.
Sipas televizionit “Nbc News”, Byroja Federale e Hetimeve (FBI) po heton rastin. Vetë Alinejad ndau në Twitter pamjet e një kamere vëzhgimi të shtëpisë së saj në Nju Jork, e cila tregon personin e armatosur para derës së përparme të shtëpisë së tij.
“Kjo është skena e frikshme e një njeriu që u përpoq të hynte në shtëpinë time në Nju Jork me një armë të mbushur për të më vrarë. Vitin e kaluar FBI e pengoi Republikën Islamike të më rrëmbente. Krimi im është t'u jap zë njerëzve pa zë. Administrata amerikane duhet të jetë e ashpër ndaj terrorizmit” shkruan ajo.