
Ministria Ruse e Mbrojtjes deklaroi sot se ka testuar raketën e re balistike ndërkontinentale Sarmat.
Presidenti rus, Vladimir Putin u shpreh se nisja e suksesshme, nga Plesetsk në veriperëndim të vendit, do të të jetë “ushqim për mendjen” për ata që kërcënojnë Rusinë.
“Ka karakteristikat më të larta taktike dhe teknike dhe është e aftë të kapërcejë të gjitha mjetet moderne të mbrojtjes kundër raketave. Nuk ka analoge në botë dhe nuk do të ketë për një kohë të gjatë“, tha Putin.
Ndërkohë, Ministria Ruse e Mbrojtjes e cituar nga Agjencia e Lajmeve Interfax, deklaron: “Objektivat e nisjes u arritën plotësisht. Specifikimet e planifikuara të performancës u konfirmuan në të gjitha fazat e fluturimit.”
Шойгу показал Путину первый пуск «Сармата».
— Кремлевский пул РИА (@Kremlinpool_RIA) April 20, 2022
Президент остался доволен и предупредил: этот ракетный комплекс обеспечит безопасность России, заставит задуматься тех оголтелых, кто пытается ей угрожать pic.twitter.com/tqA9RmWBop