“Brenda Kremlinit besojnë se lufta në Ukrainë ishte gabim katastrofik’”

20 April 2022, 14:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Brenda Kremlinit besojnë se lufta në Ukrainë ishte gabim

Ndërsa humbjet ushtarake ruse vazhdojnë të rriten, njerëzit e rrethit të brendshëm të Kremlinit thuhet se po vënë në dyshim vendimin e Presidentit Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën, sipas skynews.

Disa anëtarë në rrethin elitar të Putinit besojnë se lufta e Rusisë me Ukrainën ishte një “gabim katastrofik që do ta kthejë vendin shumë vite pas”.

Sipas burimeve, gjithashtu njerëz të brendshëm të Kremlinit nuk shihnin “asnjë shans” që lideri rus të ndryshonte kursin, me disa që shprehën frikën e tyre se Putin mund të përdorë armët bërthamore.

Ditën e djeshme, qyteti i Kreminës ra në duart e pushtuesve pasi forcat filluan sulmet përgjatë 300 miljeve të frontit lindor të vendit.

Ofensiva pritej prej disa javësh tashmë  pasi forcat e Kremlinit u tërhoqën nga kryeqyteti Kiev.


Video