Shpërthim në Turqi, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

20 April 2022, 11:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthim në Turqi, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur
Pamje nga vendngjarja

Mediat turke kanë raportuar për një shpërthim të telekomanduar në një autobus që transportonte gardianët e burgut në lagjen Orhangazi të Bursës.

Nga të dhënat e para mësohet se në këtë ngjarje ka humbur jetën një person. Mediat vendase shkruajnë se hetimet janë fokusuar në mundësinë e një sulmi terrorist.

Ndërsa guvernatori i Bursës, i cili bëri një deklaratë në lidhje me ngjarjen, tha se “vlerësojmë se eksplozivi i bërë me dorë është shpërthyer me telekomandë teksa po kalonte”.

Mediat shkruajnë se i vrarë mbeti gardiani i burgut Cengiz Yiğit dhe u plagosën 4 efektivë


Video