
Gazeta franceze, Liberation shkruan se agresioni rus në Ukrainë mund dhe duhet që të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas gazetës, me anëtarësimin BE dhe Perëndimi do të shkëpuste njëherë e mirë ambiciet ruse për destabilizim të këtij rajoni, si dhe do të përforconte pozitat gjeostrategjike e ushtarake të NATO-s.
Si shembull, Liberation sjell bazën e Kuçovës, dikur bazë komuniste që sot është vënë në shërbim të Aleancës.
"Rinovimi i bazës, i nisur në vitin 2018, u përshpejtua nga kriza ukrainase, e cila favorizon bashkëpunimin brenda kampit kundër Putinit dhe forcimin e mbrojtjes së territoreve në të cilat mund të shtrihet konflikti", thotë media franceze.
Duke ofruar mbështetje për forcat e NATO-s, baza ajrore e Kuçovës do të paraqesë një aset strategjik kryesor në një rajon politikisht të paqëndrueshëm.