Rusia mund të përdorë ‘flamurin e rremë’, por çfarë është?

18 February 2022, 19:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rusia mund të përdorë ‘flamurin e rremë’, por

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar vazhdimisht se Rusia mund të kryejë një operacion me 'flamur të rremë' për t'i dhënë asaj një pretekst për të nisur një operacion ushtarak në Ukrainë. Por çfarë është operacioni ‘flamuri i rremë’?

Operacionet e flamurit të rremë janë ato që kryhen me qëllimin për të maskuar palën përgjegjëse për sulmin, ose për të lejuar sulmuesin që të fajësojë një palë tjetër.

Termi e ka origjinën nga lufta detare në shekullin e 16-të, kur anijet, fillimisht ato të piratëve, mbanin flamujt e kombeve të tjera për të siguruar elementin e befasisë.

Ka pasur shembuj të shumtë të operacioneve të flamurit të rremë në histori.

Në incidentin e Mukdenit të vitit 1931, për shembull, agjentët japonezë sabotuan një pjesë të hekurudhës për t'i dhënë vetes pretekstin për të pushtuar më pas Mançurinë në Kinë.

Tetë vjet më vonë, agjentët gjermanë shpikën një sulm në një stacion radioje përgjatë kufirit polak më 31 gusht 1939, duke qëlluar dhe lënë të vdekur edhe civilë të veshur me uniforma polake.

Incidenti u përdor më vonë si një pretekst që forcat gjermane të pushtonin Poloninë, duke shënuar fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Zyrtarët rusë kanë mohuar vazhdimisht pretendimet e SHBA-së se planifikojnë një operacion të ngjashëm për të lejuar pushtimin e Ukrainës.


Video