Një pushtim rus i Ukrainës do të ishte “katastrofik”, deklarata e fortë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

18 February 2022, 15:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një pushtim rus i Ukrainës do të ishte “katastrofik”,
Antonio Guterres

Një pushtim rus i Ukrainës do të ishte “katastrofik”, tha të premten Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, gjatë fjalës së tij hapëse në Konferencën e Sigurisë në Mynih në Gjermani. Ai ka bërë thirrje për vazhdimin e përpjekjeve diplomatike.

“Jam thellësisht i shqetësuar për tensionet e rritura dhe shtimin e spekulimeve për një konflikt ushtarak në Evropë. Unë ende mendoj se nuk do të ndodhë, por nëse ndodh, do të ishte katastrofike”, tha Guterres.

“Nuk ka alternativë ndaj diplomacisë. Të gjitha çështjet, përfshirë ato më të vështirat, duhet të trajtohen përmes kornizave diplomatike. Është momenti i fundit që de-përshkallëzimi të ndodhë seriozisht,” shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së gjithashtu vuri në dukje se tensionet Lindje-Perëndim janë në pikën më të lartë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitet 1990.

 


Video