Putin flet pas fitores: Një konflikt Rusi-NATO është vetëm një hap nga Lufta e Tretë Botërore

18 March 2024, 09:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Putin flet pas fitores: Një konflikt Rusi-NATO është vetëm
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin siguroi një mandat tjetër në krye të Kremlinit, pasi fitoi zgjedhjet presidenciale me mbi 87% të votave.

Pas fitores ai mbajti një fjalim ku përmendi edhe një luftë të mundshme mes Rusisë dhe forcave të NATO-s. Për Putin një luftë e tillë është e mundshme dhe do të sillte pashmangshmërisht Luftën e Tretë Botërore.

‘Një konflikt me NATO-n do të na sillte më pranë një lufte botërore’, tha ai pas fitores.

‘Unë mendoj se nuk ka gjasa që dikush të jetë i interesuar për këtë’ shtoi Putin. ‘Kjo nuk është asgjë e mirë’, duke iu referuar fushës së betejës në Ukrainë ku dëgjohet edhe anglisht dhe frëngjisht. ‘Ata po vdesin atje në një numër të madh.’

Putin dha një koment edhe për vdekjen e Navalnyt, një muaj pasi ai ndërroi jetë në koloninë penale në Siberi.

‘Sa për çështjen e zotit Navalnyt, ai ndërroi jetë dhe kjo është diçka e trishtë. Por ka pasur edhe raste të tjera të njerëzve që vdesin në institucionet e dënimit’.

Putin mori urime për fitoren e mandatit të pestë në krye të Rusisë nga disa prej liderëve në botë. Lideri koreano—veriorë, Kim Jong-Un dërgoi urimet e tij Putinit.

Ndërkohë ka qenë dhe presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro që ka shprehur urimet e tij, duke nënvizuar se procesi zgjedhor në Rusi ishte patëmetë dhe pjesëmarrja ishte shembullore.

Nuk ka munguar as lidershipi i Kubës të dërgojë urime në drejtim të Putinit, duke theksuar se këto zgjedhje dëshmojnë njohjen që populli rusi i jep lidershipit të vet.

Nga ana tjetër, këto zgjedhje kanë pasur kritika të shumta në perëndim, duke shprehur indinjatë pasi Putin ishte i vetëm në garë, ndërsa sekretari britanik i mbrojtjes i quajti këto zgjedhje ‘të vjedhura’.


Video