Osmani pret ambasadorin amerikan, kërkon lirimin e 3 policëve të rrëmbyer nga Serbia

22 June 2023, 19:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Osmani pret ambasadorin amerikan, kërkon lirimin e 3 policëve të
Osmani pret ambasadorin amerikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi në lidhje me situatën në veri të Kosovës dhe rëndësinë për çtensionimin  e situatës.

Osmani kërkoi nga ambasadori amerikan që të ushtrojë presion ndaj autoriteteve të Serbisë për të liruar menjëherë 3 policët e rrëmbyer nga forcat speciale serbe.

“Presidentja Osmani ritheksoi rëndësinë e lirimit të menjëhershëm dhe pa kushte të policëve të Kosovës të cilët u kidnapuan nga Serbia brenda territorit të Kosovës. Ajo po ashtu shprehi mirënjohje për qëndrimin e qartë të SHBA-ve sa i përket lirimit të policëve”, thuhet në njoftim.

Në takimin e presidentes Osmani dhe ambasadorit Hovenier u diskutua edhe për hapat e mëtejmë për shtensionimin e situatës dhe nevojën e bashkërendimit me partnerët perëndimorë.


Video