Tragjeditë me armët në SHBA/ 7-vjeçari vret vëllanë e vogël, një tjetër qëllon nënën shtatzënë

22 June 2023, 11:03Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjeditë me armët në SHBA/ 7-vjeçari vret
Foto ilustruese

Një tjetër tragjedi e lidhur me armët  ka ndodhur në kontenë Jackson në Kentaki të SHBA-së.

Një djalë 7-vjeçar qëlloi dhe vrau një pesëvjeçar, i cili, sipas mediave lokale, ishte vëllai i tij i vogël. Oficerët që ndërhynë në shtëpi pas të shtënave u përpoqën, pa sukses, të shpëtonin djalin e vogël.

Sipas hetuesve, të shtënat kanë qenë krejtësisht aksidentale.

Ndërsa në Ohio një fëmijë duke luajtur me një armë që dyshohet se e gjeti në komodinën e prindërve të tij, qëlloi aksidentalisht dhe vrau nënën e tij shtatzënë tetë muajshe. Mediat e huaja raportojnë se 2 vjeçari e ka qëlluar me pistoletë pas shpine mamanë e tij.

Mësohet se ka qenë vetë 33 vjeçarja që ka marrë në telefon urgjencën dhe ka shpjeguar se është qëlluar aksidentalisht nga djali i saj 2 vjeç dhe se ajo ishte në javën e 33 të shtatzanisë.

Fatkeqësisht me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të ekipeve të shpëtimit, e reja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa mjekët nuk kanë arritur të shpëtojnë as fetusin që ajo mbante. Policia gjeti një pistoletë 9 mm të vendosur në një komodinë në dhomë si dhe dy armë të tjera të mbushura. Bashkëshorti i viktimës, i cili në momentin e ngjarjes ishte larg shtëpisë, i tha policisë se armët i përkisnin atij.

Armët e zjarrit janë shkaku kryesor i vdekjeve për fëmijët dhe adoleshentët (nga 1 deri në 19 vjeç) në Shtetet e Bashkuara, sipas grupit të avokimit Everytoën for Gun Safety. Ka pasur më shumë se 150 të shtëna të paqëllimshme nga fëmijët në Shtetet e Bashkuara këtë vit, duke rezultuar në 58 vdekje dhe 101 të plagosur.

 


Video