Kryebashkiaku i Londrës u jep "fjalor" nëpunësve: Mos i quani emigrantë të paligjshëm, por persona pa dokumente

22 June 2023, 09:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryebashkiaku i Londrës u jep "fjalor" nëpunësve: Mos i
Sadiq Khan

Sadiq Khan u ka thënë nëpunësve civilë që të mos përdorin termin "emigrantë të paligjshëm", por në vend të kësaj të përdorin frazën emigrantë "pa dokumente" ose persona "me status të pasigurt emigrimi".

"Fjalori" i prodhuar për punonjësit e Bashkisë këshillon gjithashtu që të mos përdorin termat "burra dhe gra" por "njerëz" ose "londonez". Kjo pasi sipas kryebashkiakut termat "mashkull" dhe "femër" janë të vjetër.

Dokumenti i brendshëm, i parë nga The Sun, u përditësua për herë të fundit në prill të vitit të kaluar dhe është krijuar për të ndikuar në korrespondencën e dërguar nga nëpunësit e Bashkisë së Londrës.


Video