Orban sfidon Gjykatën e Hagës, fton Netanyahun në Hungari: Nuk do ta ekzekutoj urdhrin

22 November 2024, 11:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Orban sfidon Gjykatën e Hagës, fton Netanyahun në Hungari: Nuk do
Viktor Orban dhe Benjamin Netanyahu

Edhe këtë herë Viktor Orban i del kundër BE-së. Një qëndrim qartësisht të ndryshëm nga ai i shprehur nga unioni në lidhje me Benjamin Netanyahun dhe urdhër-arrestin e lëshuar kundër tij nga Gjykata Penale Ndërkombëtare ka shprehur kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Siç thatë ai vetë,  jo vetëm që do të ftojë kryeministrin e Izraelit në Hungari, por do të sigurojë që urdhër-arresti të mos ekzekutohet.

“Nuk ka zgjidhje tjetër veçse të sfidojmë këtë vendim. Pra, unë do të ftoj kryeministrin e Izraelit dhe do ta garantoj nëse vjen se urdhri i Gjykatës  Penale Ndërkombëtare nuk ka ndikim në Hungari dhe nuk do ta zbatojmë. Ne do të marrim parasysh vetëm marrëdhënieve hungarezo-izraelite, në mënyrë që kryeministri i Izraelit të jetë në gjendje të zhvillojë bisedime efektive në siguri nëse pranon ftesën tonë”.

Që kur Orban mori pushtetin në vitin 2010, ai dhe Netanyahu kanë krijuar marrëdhënie të ngushta politike. Netanyahu vizitoi Budapestin në vitin 2017.

Në një reagim Presidenti amerikan Biden e cilësoi shokues vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për urdhër arresti kundër udhëheqësve izraelitë. Vetë shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se urdhër-arrestet nuk ishin politikë dhe se të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet të respektojnë dhe zbatojnë vendimin e gjykatës.

 


Video