Nikki Haley korr fitoren e parë përballë Donald Trump

4 March 2024, 09:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nikki Haley korr fitoren e parë përballë Donald Trump
Nikki Haley

Nikki Haley ka arritur të mund ish-presidentin Donald Trump në zgjedhjet paraprake në garën mes republikanëve në Uashington DC. Haley, një ish-ambasadore e SHBA-së në OKB, fitoi 62.9% të votave, ndërsa Trump 33.2%.

Kjo është fitorja e saj e parë ndaj ish-presidentit në fushatën e vitit 2024 për t'u bërë kandidate presidenciale republikane.

Pak ditë më parë, Haley mori një goditje të rëndë, pasi humbi në Karolinën e Jugut, shtetin e saj të lindjes. Por ajo sërish do të mbahet mend si gruaja e parë që fiton një pale zgjedhje paraprake republikane në historinë e SHBA.

Trump ka një epërsi të madhe ndaj Haley dhe shifrat tregojnë se do të jetë ai që do të përballet me Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit.

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë Trump ka dominuar në çdo zgjedhje paraprake deri më tani në fushatën republikane dhe është gati të fitojë më shumë delegatë këtë javë, të super të martës, kur votuesit në 15 shtete do të përcaktojnë kandidatin e tyre.


Video