Pasi Donald Trump shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Amerikës, kanë ardhur edhe reagimet e para ndërkombëtare.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning, tha se respekton zgjedhjet e popullit amerikan dhe se politika e Kinës ndaj Shteteve të Bashkuara është e qëndrueshme.
“Zgjedhjet presidenciale janë çështje të brendshme të SHBA-së dhe ne respektojmë zgjedhjen e popullit amerikan. Politika jonë ndaj Shteteve të Bashkuara është e qëndrueshme dhe ne do të vazhdojmë t'i shikojmë dhe menaxhojmë marrëdhëniet në përputhje me parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe dhe bashkëpunimit të favorshëm”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning, duke shpresuar për një “bashkëjetesë paqësore” me Uashingtonin.
Kryeminsitri hungarez e ka cilësuar nëj rikthim të madh në historinë politike të SHBA-së, teksa ka uruar Donald Trump.
"Kthimi më i madh në historinë politike të SHBA-së! Urime Presidentit Donald Trump për fitoren e tij të madhe. Një fitore shumë e nevojshme për botën!" shkruan në X, kryeministri hungarez, Viktor Orban.
Për zëvendëskryeministrin italian, Matteo Salvini, në SHBA fitoi arsyeja e shëndoshë.
“Lufta kundër emigracionit të paligjshëm dhe uljes së taksave, rrënjëve të krishtera dhe kthimit në paqe, lirinë e mendimit dhe jo gjyqeve politike. Edhe në SHBA fiton arsyeja e shëndoshë, pasioni dhe e ardhmja! Punë të mbarë, President Donald Trump", ka shkruar në Instagram lideri i Ligës dhe zëvendëskryeministri Matteo Salvini, duke komentuar zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Meloni thekson se Italia dhe SHBA janë kombe ‘motra’ dhe kanë një aleancë të palëkundur. Meloni shton se këtë aleancë me Trump në Shtëpinë e Bardhë do ta forcojë më shumë.
'Në emrin tim dhe të qeverisë italiane, urimet e mia më të sinqerta për Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald #Trump.
Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë kombe “motra”, të lidhura nga një aleancë e palëkundur, vlera të përbashkëta dhe një miqësi historike.
Është një lidhje strategjike, të cilën jam i sigurt se tani do ta forcojmë edhe më shumë. Punë të mbarë zoti President', shkruan Meloni në X.