Trump 267 - Harris 216! Donald një hap larg Shtëpisë së Bardhë, republikanët fitojnë edhe Senatin

6 Nëntor 2024, 07:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Harris dhe Trump

Miliona amerikanë kanë votuar për zgjedhjen e presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara. Donald Trump kryeson me 267 vota elektorale, kundrejt 216 të Kamala Harris.

Ndërsa numërimi vijon fotografia vijon të bëhet gjithnjë e më e qartë, në favor të manjatit. Tashmë Trump ka fituar 3 shtete kryesore (Pensilvania, Karolina e Veriut dhe rimori Xhorxhian (Georgia) të cilën e humbi në 2020.  

Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën. Nënpresidentja Kamala Harris fiton në shtetet e Nju Meksikos dhe Virxhinas. 

Republikanët janë në avantazh për të fituar edhe një shumicë në Senatin e SHBA-së, duke siguruar 51 vendet që u duhen. Ndërkohë, edhe Dhomën e Përfaqësuesve e kontrollojnë republikanët me një diferencë të ngushtë. 


Video