Ushtarët koreano-veriorë, të dislokuar në Rusi për të luftuar trupat ukrainase, janë fiksuar pas pornografisë, sipas një gazetari të njohur të marrëdhënieve të jashtme.
Trupat e Kim Jong-un në Rusi kanë qasje shumë më të madhe në internet sesa në vendin e tyre të lindjes. Si rezultat, pretendohet se shumë nga ushtarët kanë pasur akses në sasi të bollshme materialesh për të rritur.
Gazetari Gideon Rachman i Financial Times e ndau lajmin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
“Një burim zakonisht i besueshëm më thotë se ushtarët e Koresë së Veriut që janë vendosur në Rusi nuk kanë pasur kurrë më parë akses të lirë në internet. Si rezultat, ata janë të gëzuar në pornografi”, shkroi ai.
Pheniani besohet të ketë dërguar rreth 12,000 ushtarë në Rusinë aleate dhe një kontigjent i madh prej tyre tashmë mendohet se po luftojnë në front.
Raportohet se 3,000 trupa të Koresë së Veriut janë dislokuar në Kursk, rajoni i Rusisë perëndimore të kontrolluar nga Ukraina që forcat e Presidentit Volodymyr Zelensky morën në fillim të këtij viti.