Mbretëresha e Britanisë Camilla nuk është në gjendje të mirë shëndetësore pasi ka një infeksion në gjoks dhe është tërhequr nga angazhimet e saj këtë javë, ka njoftuar Buckingham Palace.
Një zëdhënës i pallatit tha se mjekët e Camilla-s "kanë këshilluar një periudhë të shkurtër pushimi" duke shtuar se "me keqardhje të madhe, Madhërisë së Saj i është dashur të tërhiqet nga angazhimet e saj për këtë javë".
Ata shtuan se Mbretëresha "shpreson shumë të rikuperohet në kohë për të marrë pjesë normalisht në ngjarjet e Përkujtimit të kësaj fundjave".
“Ajo u kërkon falje të gjithë atyre që mund të jenë të bezdisur apo të zhgënjyer si rezultat”, thanë ata.
Mësohet se mbretëresha aktualisht është duke pushuar në shtëpi dhe është nën mbikëqyrjen e mjekut.
Birgitte, Dukesha e Gloucester, ka hyrë në emër të Camilla-s për të marrë pjesë në hapjen vjetore të Fushës së Kujtesës në Westminster Abbey të enjten.
Mbretëresha është tërhequr gjithashtu nga një pritje në Pallatin Buckingham për atletët olimpikë dhe paraolimpikë të organizuar nga Mbreti në të njëjtën mbrëmje.