Kërcënoi se do t’i vinte bombën qendrës së votimit, arrestohet një person në SHBA

5 November 2024, 08:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërcënoi se do t’i vinte bombën qendrës së
Foto ilustruese

Një punonjës për zgjedhjet në Georgia të SHBA është arrestuar pasi shkroi një letër ku kërcënonte se do të vriste kolegët e tij. 25 vjeçari Nicholas Wimbish shërbente si punonjës sondazhi në Zyrën Zgjedhore të Qarkut Jones në Grey, Georgia, më 16 tetor, kur u përplas me një votues.

Të nesërmen, Wimbish i dërgoi një letër mbikëqyrësit të zgjedhjeve të qarkut duke pretenduar se i vinte nga votuesi me të cilin u përplas. Në fund të letrës, ai përmendte edhe kërcënimin me bombë.

25 vjeçari u akuzua për dërgimin e një kërcënimi me bombë, përcjelljen e informacionit të rremë në lidhje me një kërcënim me bombë, postimin e një letre kërcënuese dhe dhënien e deklaratave të rreme në FBI, thanë prokurorët.

Georgia është një nga shtatë shtetet e kontestuara që pritet të vendosë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të së martës mes ish-presidentit republikan Donald Trump dhe zëvendëspresidentes demokrate Kamala Harris.

 


Video