Izraeli vret kreun e inteligjencës së Hezbollahut gjatë një sulmi në Siri

4 Nëntor 2024, 21:03Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmi izraelit në Siri

Forcat e Armatosura izraelite (IDF) njoftuan sot se kanë vrarë kreun e rrjetit të inteligjencës së Hezbollahut në Siri në një sulm ajror në periferi të Damaskut, ku lëvizja pro-iraniane mban një prani të konsiderueshme.

Izraeli "filloi një sulm ajror dhe goditi objektivat që lidhen me shtabin e inteligjencës së Hezbollahut", thuhet në deklaratën e IDF, duke shtuar se "Mahmoud Mohamed Sahin, kreu i rrjetit të inteligjencës siriane të Hezbollahut, u vra" në sulmin specifik në periferi të kryeqytetit sirian.

Izraeli ka nisur qindra sulme ajrore në Siri që prej shpërthimit të luftës civile të vendit fqinj 13 vjet më parë, duke synuar kryesisht forcat e mbështetura nga Irani dhe pozicionet e ushtrisë siriane.

Izraelitët rrallë komentojnë sulmet në Siri, por kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se nuk do të lejojë Iranin, i cili mbështet qeverinë e Presidentit Bashar al-Assad, të rrisë praninë e tij në vend.


Video