Europa e ka të qartë se kë do të dëshironte të ishte presidentja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe ajo është Kamala Harris.
Sipas një sondazhi të Gallup, vendet pro-europiane dhe pro-demokraci masivisht mbështesin Harris përballë Donald Trump. Këtu bën pjesë edhe Shqipëria e Kosova.
Ky i fundit, gjen mbështetje të madhe te serbët, bjellorusët, rusët dhe disa shtete të Europës Lindore të kapura nga politikanë që cilësohen si autokratë me lidhje me Moskën.
Qarqet pro-ruse e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre pro Trump, duke shpresuar se si president, ai do t’i japë fund luftës në Ukrainë. Me “dhënien fund” të luftës në Ukrainë, ata nënkuptojnë një marrëveshje që Rusia të marrë të gjitha tokat që ka pushtuar në Ukrainë.
Ndjenja pro-Trump te popujt sllavë është më e fortë se kurrë, dhe kjo lidhet direkt me simpatinë për Moskën, si dhe me një propagrandë të qarqeve të ekstremit të djathtë. Ata mendojnë se Trump, siç edhe vetë ka deklaruar disa herë është një mik i mirë i Vladimir Putin dhe do e nxjerrë SHBA nga NATO.
Me blu shtetet mbështetëse të Harris / Me të kuuqe, shtetet mbështetëse të Trump