Donald Trump shpalli fitoren, vjen reagimi i parë nga Rusia

6 Nëntor 2024, 09:05Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Ministrja e Punëve të Jashtme, Maria Zakharova, është kërkuar të komentojë për rrjedhën e procesit zgjedhor në SHBA.

Por edhe është pyetur drejtpërdrejt, Zakharova e ka shmangur mbajtjen e një qëndrimi për zgjedhjen e Donald Trump si president të Amerikës.

Ne do të vazhdojmë të ecim në përputhje me synimet tona. Në një mënyrë të dobishme për ne, siç e dikton historia jonë,”- ka komentuar ndër të tjera ajo për Sputnik, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë e pret Rusinë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Ndërsa Dmitry Medvedev, zëvendëskryesues i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, dhe ish-president rus, ka thënë në platformën Telegram:

“Disa ditë më parë, kam shkruar në Telegram për konsensusin e ashpër dypartiak kundër Rusisë, në Kongres. Këto vëzhgime dalin të sakta, sidomos tani që shumicën në Senat e kanë republikanët. Mirëpo, Trump e ka një cilësi prej të cilës mund të përfitojmë të gjithë. Si biznesmen, ai ka aversion nga shpenzimi i parave për aleatë budallenj dhe organizata ndërkombëtare të këqija”.

Medvedev ka thënë se në këtë mes “hyn edhe Ukraina” dhe që pyetja tani është se sa do të ketë presion Trump për të ndarë fonde për luftën në Ukrainë.

“Ai është kryeneç, por sistemi është më i fuqishëm”, ka thënë ai.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka nisur në shkurt të vitit 2022. Shtetet e Bashkuara janë lidere në ndihmën që i kanë ofruar Kievit për të luftuar pushtimin rus.

Megjithatë, Trump e ka bërë të ditur disa herë gjatë fushatës zgjedhore, se heziton të ndajë fonde për këtë shtet.

Video