Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Muzikantit serb Goran Bregoviç i është ndaluar hyrja në Moldavi për shkak të qëndrimeve të tij pro-ruse.
Ministri i Brendshëm i Moldavisë, Adrian Efros tha për mediat se për ndalimin e Brogoviç ka edhe arsye të tjera.
Artisti serb do të merrte pjesë në festivalin muzikor në Gustar, por i është kthyer mbrapsht në aeroport.
Bregoviç ka shprehur vazhdimisht simpatinë e tij për Rusinë si dhe ka performuar në Krime në vitin 2015.
Bregoviç ka marrë pjesë edhe në disa koncerte në Shqipëri, por gjithmonë vizita e tij është shoqëruar me polemika të shumta.