Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbërritur pak çaste më parë në Athinë me ftesë të kryeministrit grek Qirjako Miçotaqis.
Zelensky do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Pallatin Maximos, dhe më pas, së bashku me kryeministrin grek do të mbajnë një konferencë për mediat.
Zelensky është i ftuar edhe në darkën që do të zhvillohet në Athinë me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor kreut të Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen dhe presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel.
Në këtë takim mungon Shqipëria. Kryeministri grek Mitsotakis vendosi të mos e ftojë Edi Ramën për shkak të krisjes së marrëdhënieve për çështjen “Beleri”, dhe ftoi presidentin Bajram Begaj, por kreu i shtetit refuzoi duke thënë se ka agjendën e zënë.
Pjesëmarrësit në drekën e organizuar nga Mitsotakis:
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic,
Presidentja e Moldavisë Maia Sandu,
Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatovic,
Kryeministri i Rumanisë Ion-Marcel Ciolacu,
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti,
Presidenti i Këshillit të Ministrave Bosnje dhe Hercegocinë Borjana Kristo,
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski,
Kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov,
Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkovic /Voxnews.al