U kap me 60 kg kokainë në Irlandë, shqiptari kërkon lirim me kusht: Ju premtoj se nuk iki, do kthehem me 1,000,000%

21 August 2023, 17:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U kap me 60 kg kokainë në Irlandë, shqiptari kërkon lirim me
Gentian Dodaj

Një shqiptar i arrestuar me 4.2 milionë paund kokainë në Irlandë ka kërkuar lirinë në gjykatë.

39-vjeçari Gentjan Dodaj i ka kërkuar gjykatësit të japë ndaj tij masën “detyrim paraqitje”, duke thënë se planifikon të përfundojë një biznes që të mund t’i ndihmojë dy fëmijëve dhe gruas shtatzënë.

Ai është betuar duke thënë se “nuk do të largohet me 1,000,000% nga Irlanda” nëse e lënë në liri me kusht dhe se do të kthehet sërish në sallën e gjyqit.

Dodaj u kap pak javë më parë me një sasi prej 60 kilogram kokainë. Ai tha se ishte detyruar nga disa persona të lëvizte ngarkesën, për të cilën do të paguhej 4 mijë deri në 6 mijë euro.

“Është hera e parë që bëj krim. Nuk kam bërë asnjë krim më përpara. Të gjithë gabojnë dhe u jepet një mundësi e dytë”, ka deklaruar ai.

Dodaj është larguar nga Shqipëria 17 vite më parë. Lidhur me ngarkesën prej 60 kilogram kokainë, në pranga është vënë edhe vëllai 22-vjeçar i shqiptarit, Donatel Dodaj si dhe shtetasi rumun Daniel Afedoaei.


Video