Momente frike janë regjistruar sonte në Trastevere, ku një shtetas shqiptar i dehur ka shqetësuar kalimtarët dhe më pas është zhytur në lumin Tiber, duke mos u ndalur as nga thirrjet e karabinierëve. Ngjarja ka ndodhur në Ponte Sisto, në Romë. Protagonisti është një 26-vjeçar shqiptar i pastrehë sipas mediave fqinje.
Gjithçka nisi kur disa persona lajmëruan numrin e urgjencës për të riun.
Teksa ka parë uniformat, 26-vjeçari ka ikur duke zbritur shkallët që të çojnë në kalatë, teksa përpiqej të fshihej. Pasi e kanë arritur dhe i kanë kërkuar mjetin e identifikimit, i riu ka shtyrë dhe sulmuar karabinierët dhe më pas është zhytur në lumë, duke gjetur strehë në një nga shtyllat qendrore të urës.
Më pas karabinierët me ndihmën e zjarrfikësve, arritën ta kapnin dhe dërgonin në komisariat, pasi u ndalu nën akuzat e ushtrimit të dhunës dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik.