Grenell bën propagandën e Vuçiç: Kurti fashist që bën lëvizje të njëanshme me targat

31 July 2022, 23:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Grenell bën propagandën e Vuçiç: Kurti fashist që
Richard Grenell dhe Vucic

Ish-i dërguari i Donald Trump për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell ka reaguar sot lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Ai është rreshtuar me politikën e Beogradit duke e quajtur si fashist Kurtin me politikat e majta dhe lëvizjen e targave serbe në Kosovë, ndërsa ka sulmuar edhe presidentin Joe Biden se ka harruar Ballkanin.

Grenell: Edhe një herë, kryeministri fashist i Kosovës, radikal i ekstremit të majtë dhe me përvojë, Albin Kurti, në mënyrë të njëanshme bën një lëvizje për të refuzuar targat dhe ID-të serbe në Kosovë. budallaqe. Të pamatur dhe e panevojshme. Pse nuk po i thotë Jake Sullivan dhe Blinken të ndalojë rrugët e tij fashiste?


Video