Momenti kur raketa ruse godet autobusin në një stacion të Kievit (Video)

14 March 2022, 16:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Momenti kur raketa ruse godet autobusin në një stacion të Kievit

Ukraina po pasuron dosjen për krime luftë, që ka ngritur ndaj Rusisë në Gjykatën e Hagës, duke dorëzuar foto, video dhe prova të tjera të sulmeve mbi zonat civile dhe qytetarët.

Mes provave që janë administruar është edhe një video, ku shihet momenti kur një raketë ruse godet një stacion autobusi në zonat periferike të Kievit.

Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë së një godine përballë.

Në të shfaqen disa persona që ndodhen dhe autobusi që ndodhet në stacion në momentin që raketa e godet mjetin. Është ende e paqartë nëse nga shpërthimi ka viktima.


Video