Drejtësia greke ka dënuar me burg të përjetshëm Babis Anagnostopoulos, 33-vjeçarin që mbyti për vdekje të shoqen në Glyka Nera më 11 maj të viti të kaluar.
Burgimi i përjetshëm dhe shtesa prej 11 vitesh e 6 muaj është dënimi përfundimtar i vendosur nga Gjykata e Athinës për Babis Anagnostopoulos për vrasjes e Caroline, vrasjen e qenit dhe dy veprat të tjera penale dëshmi e rreme dhe denoncim i rremë.
Sipas medieve greke, gjithashtu Babis ka marre një gjobë prej 21 mijë eurosh.
Gjykata nuk ka marrë parasysh asnjë rrethanë lehtësuese dhe hodhi poshtë njëzëri përpjekjen e tij për ta paraqitur vrasjen si “krim pasioni” në gjendje zemërimi pas një sherri që i kishte “turbulluar” shqisat, fakt që mund të kishte rezultuar në një dënim të reduktuar.