Masakra në Teksas, policia ‘nënvlerësoi’ thirrjet e fëmijëve për ndihmë

27 May 2022, 19:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Masakra në Teksas, policia ‘nënvlerësoi’ thirrjet e

Policia e Teksasit e pranoi se mori "vendimin e gabuar" duke mos ndërhyrë në shkollën ku u masakruan 19 fëmijë dhe 2 mësues.

"Nëse do të mendoja se do të ndihmonte, do të kërkoja falje", shefi i policisë lokale Steven Mçraë gjatë një konference për shtyp me debate.

Ai konfirmoi se mbërritja e ekipit taktik të policisë vonoi për 40 minuta, kohë gjatë së cilës nxënësit e bllokuar në klasë bënë me dhjetra telefonata në drejtim të policisë për ndihmë.

Vonesa në përgjigje, e konfirmuar tani nga autoritetet, ka ngritur edhe më shumë pyetje se pse 18-vjeçari Salvador Ramos ishte brenda shkollës për kaq shumë kohë përpara se të vritej, jo nga oficerët lokalë, por nga njësitë e forcave të kufirit, që u thirrën për ndihmë.

Personi i armatosur përplasi makinën e tij pranë shkollës rreth orës 11:30 me orën lokale, zbuloi Mçraë dhe hyri në shkollë menjëherë pas kësaj, por vetëm në orën 12:51 një njësi taktike depërtoi derën, duke hyrë brenda dhe duke e vrarë atë.

Vonesa ndodhi pjesërisht, sepse oficeri komandues i policisë lokale në vendngjarje besonte se situata nuk ishte aq e rrezikshme dhe se autori nuk kishte qëllim vrasjen e të miturve.

 


Video